Ndërlidhjet

Presidenti armen kritikon Azerbajxhanin në OKB


Presidenti i Armenisë, Serzh Sarkisian - foto arkivi.
Presidenti i Armenisë, Serzh Sarkisian - foto arkivi.

Duke iu adresuar Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, presidenti i Armenisë, Serzh Sarkisian, ka kritikuar Bakunë për parandalimin e një zgjidhjeje për rajonin e kontestuar të Azerbajxhanit, Nagorno Karabak.

Tensionet janë rritur ndjeshëm për rajonin de facto të pavarur, me luftime të kohëpaskohsme midis ushtarëve azerbajxhanas dhe luftëtarëve pro-armenë nga Karabaku.

Në fjalimin e tij të mërkurën, Sarkisian po ashtu ka falënderuar vendet nga e gjithë bota që kanë njohur si gjenocid masakrimin e armenëve nga forcat otomane, gjatë Luftës së Parë Botërore.

Armenia thotë se trupat otomane kanë vrarë sistematikisht rreth 1,5 milion armenë.

Turqia kundërshton, duke thënë se mizoritë janë kryer nga të dyja palët dhe se armenët kanë vrarë po ashtu turq.

XS
SM
MD
LG