Ndërlidhjet

Hollande dënon vrasjen e turistit francez


Presidenti i Francës, Francois Hollande.
Presidenti i Francës, Francois Hollande.

Presidenti i Francës, Francois Hollande, ka dënuar vrasjen e një turisti francez nga një grup islamik në Algjeri.

Hollande e ka cilësuar këtë si “akt mizor dhe frikacak”.

Grupi Jund al-Khilafa, ose Ushtarët e Kalifatit, i cili është zotuar për besnikëri ndaj Shtetit Islamik (IS), ka publikuar një video, e cila tregon shtetasin francez, Herve Gourdel, me kokë të prerë.

55-vjeçari është rrëmbyer në Algjeri më 21 shtator.

Grupi Jund al-Khilafa i ka dhënë Francës 24 orë kohë për të ndaluar sulmet kundër IS-it në Irak, por Franca ka hedhur poshtë ultimatumin e tij.

Hollande ka përsëritur edhe të mërkurën se operacionet e ushtrisë franceze kundër luftëtarëve të IS-it do të vazhdojnë.

Vetë Shteti Islamik u ka prerë kokën dy gazetarëve amerikanë dhe një punëtori britanik të ndihmës.

Vdekjet e tyre janë filmuar dhe janë postuar online.

XS
SM
MD
LG