Ndërlidhjet

Koalicioni i udhëhequr nga SHBA, vazhdon me sulme në Siri


Ilustrim

Ilustrim

Shtetet e Bashkuara të Amerikës SHBA dhe forcat e koalicionit, kanë vazhduar edhe sot, me sulme ajrore, kundër militantëve të Shtetit Islamik IS, në Siri.

Sipas Komandës Qendrore të SHBA-së, dhjetëra vende janë vu në shënjestër, duke përfshirë edhe disa rafineri të vogla të naftës, të cilat kanë dhënë miliona dollarë, për militantët e IS.

Në këto sulme kanë marrë pjesë së bashku me SHBA-në, edhe Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Në një deklaratë, zëdhënësi i Pentagonit, Admirali,J ohn Kirby, ka thënë se sulmet në Sirinë lindore kanë goditur një zonë, të përdorur nga militantët e IS, që kishin për synim lëvizjen e pajisjeve përtej kufirit në Irak.

Më parë, SHBA ka goditur makina të IS, pranë qytetit kufitar të Irakut të Qaim, ka njoftuar Komanda Qendrore amerikane.

Po ashtu, bëhet e ditur se sulmet ajrore kanë goditur dy automjete të armatosura të IS, në perëndim të Bagdadit, si dhe dy poste militante luftarake në Irakun verior.

XS
SM
MD
LG