Ndërlidhjet

Britania e Madhe kërkon t’i bashkohet sulmeve ajrore kundër Shtetit Islamik


Kryeministri i Britanisë, David Cameron
Kryeministri i Britanisë, David Cameron

Kryeministri britanik, David Cameron, ka njoftuar se më 26 shtator ai ka ftuar parlamentin, për të aprovuar kërkesën që Britania e Madhe t’i bashkangjitet sulmeve ajrore kundër militantëve të Shtetit Islamik IS në Irak.

Ai ka njoftuar mbi këtë, gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Sigurimit KS, në Nju Jork.

“Duam të jemi pjesë e luftës ndërkombëtare kundër IS”, ka thënë ai.

Ndërsa ka përmendur edhe shtetin e Iranit, për të cilin ka thënë se edhe ky vend mund të jetë pjesë e bashkëpunimit, për tu mbrojtur nga kërcënimet e militantëve të IS.

Cameron, tha se Britania e Madhe ka ‘shumë mospajtime’ me Iranin, por sipas tij, duhet t’i ipet rasti edhe këtij vendi, për të qenë pjesë e zgjidhjes së problemit.

Më 24 shtator, Cameron është takuar me presidentin iranian, Hassan Rohani, në OKB, i cili ishte takimi i parë mes këtyre dy vendeve, qysh prej Revolucionit Islamik të vitit 1979.

XS
SM
MD
LG