Ndërlidhjet

logo-print

Nigeria: Po vazhdon kërkimi i vajzave të rrëmbyera nga ‘Boko Haram’


Presidenti i Nigerisë, Goodluck Jonathan

Presidenti i Nigerisë, Goodluck Jonathan

Presidenti i Nigerisë, Goodluck Jonathan, u ka thënë të pranishmëve në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, më 24 shtator, se autoritet e vendit, po vazhdojnë të punojnë në gjetjen e mbi 200 vajzave, të cilat janë rrëmbyer nga militantët e grupit ‘Boko Haram’, në muajin prill.

Jonathan, është kritikuar, brenda dhe jashtë vendit, për reagimin e tij të ngadaltë, rreth rrëmbimit të vajzave në verilindje rurale, si dhe për paaftësinë për të shuar dhunën nga grupi militant islamist, ’Boko Haram’ emër ky që do të thotë: "Edukimi perëndimor është i ndaluar."

Një operacion ushtarak, i ndërmarrë që një vit, kundër këtij grupi, ka dështuar për të shuar kryengritësit, lufta e të cilëve e nisur në vitin 2009, për një shtet islamik në Nigerin veriore kryesisht myslimane, ka vrarë mijëra njerëz.

XS
SM
MD
LG