Ndërlidhjet

Franca diskuton pjesëmarrjen në sulmet ajrore në Siri


Ministri i Mbrojtës në Francë, Jean-Yves Le Drian
Ministri i Mbrojtës në Francë, Jean-Yves Le Drian

Ministri i Mbrojtjes francez, Jean-Yves Le Drian, ka thënë se Franca po e diskuton pjesëmarrjen e saj në sulmet ajrore, kundër militantëve të Shtetit Islamik (IS), në Siri

Franca, i është bashkangjitur koalicionit ndërkombëtar, për të sulmuar militantët e IS, në Irak, por jo edhe të atyre në Siri.

“Jemi duke e diskutuar pjesëmarrjen tonë edhe në Siri”, ka thënë ministri francez, për mediat franceze.

Le Drian, ka folur edhe për çështjen e turistit francez, të cilit milintatët e IS, i kanë prerë kokën, pasi që e kanë rrëmbyer atë në Algjeri, sipas të cilit edhe ky shtet po i kërkon ekstremistët e IS.

Ndryshe, sot, më 25 shtator, ministri Le Drian, do të takohet me Presidentin francez, Francois Hollande, ku pritet të diskutohet pjesëmarrja e këtij shteti në sulmet ajrore në Siri.

XS
SM
MD
LG