Ndërlidhjet

Rojet e burgut rrahin aktivisten e Azerbajxhanit


Ilustrim

Ilustrim

Avokatët e aktivistes për të drejtat e njeriut, nga Azerbajxhani, Lejla Yunus, kanë thënë më 24 shtator, se klienti i tyre është rrahur dhe maltretuar në paraburgim.

Sipas avokatëve, një roje në qendrën e paraburgimit më 23 shtator, e ka dërguar Junus në një qeli të zbrazët, e ka shtyrë në dysheme dhe e ka zvarritur atë për flokësh.

Ministria e Drejtësisë e Azerbajxhanit, i ka mohuar deklaratat e avokatëve, duke thënë se të drejtat e Yunus, janë duke u respektuar plotësisht.

Yunus, 57 vjeçare, është një kritike e ashpër e të drejtave të njeriut në Azerbajxhan. Ajo dhe burri i saj, 59 vjeç, janë arrestuar në muajin qershor dhe gusht, duke i akuzuar si spiunë të Armenisë, për aktivitete ilegale, për dokumente të falsifikuara dhe për mashtrim.

Organizata për të drejtat e njeriut, ka kërkuar nga autoritetet e Azerbajxhanit që menjëherë të lirojnë çiftin, duke thënë se aktuzat ndaj tyre janë të pavërteta dhe me prapavi politike.

XS
SM
MD
LG