Ndërlidhjet

OKB dënon vrasjet brutale të femrave nga IS


OKB në Nju Jork

OKB në Nju Jork

Udhëheqësi i të drejtave të njeriut në Kombe të Bashkuara OKB, Zeid Ra'ad Al Huseini ka dënuar vrasjen brutale të një mbrojtësje të të drejtave të femrës irakiane, nga ana e militantëve të Shtetit Islamik (IS), si dhe për shfrytëzimin e vazhdueshëm seksual të qindra grave të kapura nga grupi ekstremist.

Ai ka thënë sot, më 25 shtator, se Sameera Salih Ali Al-Nuaimy është ekzekutuar publikisht nga një grup i maskuar, në qytetin qendror irakian të Mosulit këtë javë.

Al-Nuaimy, avokate e njohur për promovimin e të drejtave të grave, është arrestuar më 17 shtator, pas postimeve në faqen e saj në Facebook, ku kritikon militantët e IS.

Zeid ka thënë se dy femra, aktiviste politike janë vrarë në zonën e quajtur Sderat në qershor. Një tjetër femër aktiviste, është dëbuar nga shtëpia e saj në Mosul në qershor, dhe akoma sot nuk dihet për fatin e saj.

XS
SM
MD
LG