Ndërlidhjet

logo-print

Ukraina miraton ligjin për pastrim nga korrupsioni i ish-udhëheqësve rus


Kryetari i Parlamentit të Ukrainës, Oleksandr Turchynov

Kryetari i Parlamentit të Ukrainës, Oleksandr Turchynov

Kryetari i Parlamentit të Ukrainës, Oleksandr Turchynov, ka nënshkruar një ligj, që passtron Institucionet nga njerëzit që kanë qenë të lidhur me ish-pushtetarët rus, të korruptuar.

Sipas këtij ligji, deri në një milion nëpunës publikë, duke përfshirë ministra të qeverisë, do të shfaqen për besnikërinë e tyre që të çrrënjoset praktika korruptive, e praktikuar nga administrata e kaluar pro-ruse, e udhëhequr nga presidenti, Viktor Janukoviç.

Ligji pritet të pastrojë të gjithë zyrtarët e lidhur me separatistët pro-ruse në lindje të Ukrainës dhe të strukturave tjera të Rusisë, përfshirë edhe Inteligjencën.

Kurse, zyrtarët që nuk arrijnë të dëshmojnë burimet e të ardhurave të tyre dhe aseteve, do t’iu ndalohet hyrja në zyrat publike 5 deri në 10 vite.

Pasi që Kryetari i Parlamentit, e nënshkroi sot këtë dokument, në Kiev, në praninë e gazetarëve dhe të shoqërisë civile, ai ftojë presidentin, Petro Poroshenko, që të nënshkruaj edhe ai, deri në fund të kësaj dite.

XS
SM
MD
LG