Ndërlidhjet

Rusi më i pasur, në arrest shtëpiak


Vladimir Yevtushenkov
Vladimir Yevtushenkov

Gjykata e Apelit në Moskë, ka lëshuar vendim për arrest shtëpiak, ndaj njeriut më të pasur të Rusisë, Vladimir Yevtushenkov.

Vendimi është marrë, sot, më 25 shtator, ditën kur Yevtushenkov, i ka bërë 66 vjet. Sipas vendimit, Yevtushenkov detyrohet të qëndrojë në arrest shtëpiak, deri më 16 nëntor.

Yevtushenkov, po ashtu i është ndaluar që të shkopjë në zyret e tij të punës dhe të bëj telefonata. Yevtushenkov, është aksioneri kryesor i Moskës, të grupit të investimeve AFK Sistema.

Pas vendimit të Gjykatës, aksionet e kompanisë kanë rënë përsëri. Ndërsa pas arrestimit të Yevtushenkov’it, aksionet e Sistema’s patën rënë për rreth 30 për qind.

Yevtushenkov, është arrestuar dhe akuzuar më 16 shtator, për pastrim të parave, në një marrëveshje për të blerë një kompani rajonale të naftës, pesë vite më parë.

XS
SM
MD
LG