Ndërlidhjet

logo-print

Rivalët afgan, urojnë njëri tjetrin


Abdullah Abdullah (M) Ashraf Ghani (D), gjatë nënshkrimit të marrëveshjes më 21 shtator

Abdullah Abdullah (M) Ashraf Ghani (D), gjatë nënshkrimit të marrëveshjes më 21 shtator

Kandidati për president, i zgjedhjeve të kontestueshme të Afganistanit, Abdullah Abdullah, ka uruar kundërshtarin e tij, Ashraf Ghani, për marrijen e postit të presidentit.

Ghani, ish Ministër i FInancave, është shpallur fitues i zgjedhjeve më 21 shtator. Kurse Abdullah, i cili ka qenë Ministër i Jashtëm, u ka thënë mbështetësve të tij, se e ka pranuar marrëveshjen, për të shmangur tensionet.

As Ghani dhe as Abdullah, nuk kanë fituar vota të mjaftueshme, në raundin e parë të votimeve në muajin prill, prandaj atyre iu është dashur që të garojnë përsëri në qershor.

Por, Abdullah në vazhdimsi i ka refuzuar rezultatet, duke u ankuar se ka pasur manipulime.

Me insistimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dy kandidatët kanë arritur një marrëveshje, e cila Ghani’n e bën president, kurse Abdullah pritet të marrë rolin e postit ekzekurit të Qeverisë.

XS
SM
MD
LG