Ndërlidhjet

Irani: Britania ka mbështetur dhe ndihmuar terrorizmin


Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Iranit, Marzieh Afkham
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Iranit, Marzieh Afkham

Të enjtën, zyrtarët iranian, kanë kundërshtuar akuzat e bëra nga Kryeministri britanik, David Cameron, se Irani po mbështet, ‘terrorizmin’.

Në paraqitjen e tij, para Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Kryeministri, Cameron ka thënë të martën, se Irani, ‘mund të bën pjesë në zgjidhjen e problemit’, në luftën kundër militantëve të Shtetit Islamik (IS), ndërkohë që i ka shfaqur kritikat e tij se ky vend po vazhdon të përkrahë grupet terroriste.

"Është për të ardhur keq që një vend i cili, nga veprimet dhe mbështetjet e saj, ka ndihmuar terrorizmin dhe infektuar pjesën tonë të botës me të kqijat e Shtetit Islamik, mund të akuzojë Iranin e cila ka qenë gjithmonë në vijën e frontit në luftën kundër terrorizmit, " ka thënë zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme iraniane, Marzieh Afkham.

Britania dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë pasur marrëdhënie tensionuese me Iranin, qysh nga viti 1979 i Revolucionit Islamik.

Por Irani, me një regjim shiit klerik, është një armik i vendosur i IS, xhihadistëve sunitë, ndaj të cilëve një koalicion i udhëhequr nga SHBA-të, ka për synim t’i shkatërrojë përmes sulmeve ajrore.

Irani ka akuzuar arabët sunitë dhe perëndimorët që kanë ndihmuar në krijimin e IS, duke i mbështetuer rebelët që të luftojnë presidentin sirian, Bashar al-Assad.

XS
SM
MD
LG