Ndërlidhjet

logo-print

Papa Françesku largoi peshkopin që promovoi të dyshuarin për pedofili


Papa Francesku

Papa Francesku

Papa Françesku, sot ka shkarkuar nga Vatikani, një peshkop nga Paraguai, i cili është akuzuar, pse ka mbrojtur një prift të dyshuar për pedofili.

Në një deklaratë zyrtare të Vatikanit, thuhet se largimi i peshkopit, Rogelio Livieres Plano, ka qenë vendim shumë i vështirë, por që është marrë për çështje serioze të peshkopëve.

Vendimi për të larguar peshkopin konservator, pason, pas një vizite që një delegacion i Vatikanit i ka bërë Paraguaj’t.

Livieres, është akuzuarr, se ai ka mbrojtur priftin argjentinas, Carlos Urrotigoity, i cili akuzohet për abuzim seksual.

Livieres, e ka emëruar priftin argjentinas, Urrotigoity, si njerin e dytë, menjëherë pas peshkopit, pavarëisht faktit që ky prift është akuzuar për abuzim të të miturve, derisa ka qenë duke shërbyer në një famulli të Pensilvanisë, së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

XS
SM
MD
LG