Ndërlidhjet

Franca rrit sigurinë publike


Presidenti francez, Francois Hollande
Presidenti francez, Francois Hollande

Presidenca franceze, ka njoftuar të enjtën, më 25 shtator në Paris, se ky vend është i gatshëm të ndihmojë këdo që kërkon të luftojë terrorizmin.

Presidenca po ashtu ka thënë se, sigurimi në transportin publik do të rritet pasi që, miliitantët e Algjerisë të afërt me Shtetin Islamik IS, kanë rrëmbyer dhe më pas prerë kokën një turisti francez, duke e treguar këtë krim përmes një videoje.

Grupi, Jund al-Khilafa, i ka dhënë Francës ultimatum, që të tërhiqet nga sulmet ajrore, kundër militantëve të IS në Irak.

Por, sot në mëngjes, Franca ka thënë se ajo ka vazhduar me sulme të reja ndaj militantëve të IS, në Irak, kurse është duke e shqyrtuar që të fillojë me sulme ajrore edhe në Siri.

XS
SM
MD
LG