Ndërlidhjet

Rivalët, Hamas dhe Fatah arrijnë marrëveshje për Gazën


Liideri palestinez, Mahmud Abbas
Liideri palestinez, Mahmud Abbas

Fraksionet rivale palestineze, Hamas dhe Fatah kanë arritur një ‘marrëveshje’ për kthimin e qeverisë së tyre të unitetit në Rripin e Gazës.

Rezultatin e negociatave nga të dyja anët, e kanë shpalosur të enjtën (sot), pas dy ditësh që ata kanë zhvilluar biseda në kryeqytetin e Egjiptit, në Kajro.

Në Gaza është arritur armëpushimi në gusht, mes Izraelit dhe palestinezëve, ku është përfshirë edhe marrëveshja se Autoriteti Palestinez të marrë administratën civile në Gaza nga duart e Hamasit.

Hamas and Fatah, kanë ngritur një qeveri të unitetit në qershor, por ajo kurrë nuk u zbatua.

Lideri palestinez, Mahmud Abbas, akuzonte Hamas-in, se ajo po e drejton administratën paralele si sunduese de fakto në Gaza.

Në ndërkohë, Hamas akuzonte autoritetet palestineze, që nuk po paguajnë punëtorët e sektorit publik.

XS
SM
MD
LG