Ndërlidhjet

Irani: Çështja e programeve bërthamore të rregullohet me diplomaci


Presidenti iranian, Hassan Rohani
Presidenti iranian, Hassan Rohani

Presidenti, Hassan Rohani, thotë se çështja e programeve bërthamore të Iranit, mund të rregullohet vetëm përmes diplomacisë, çdo formë tjetër sipas tij do të jetë ‘një gabim shumë i lartë’.

Ky është komenti i fundit i tij, që vjen pas ca ditësh negociata që fuqitë botërore po bëjnë me Iranin, që kjo e fundit të frenoj programet bërthamore të Republikës Islame.

Kah mesi i këtij muaji, gjashtë fuqitë botërore, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Rusia, Kina, Britania, Franca dhe Gjermania, kanë nisur bisedimet me zyrtarët iranian.

Disa raunde të bisedimeve, të zhvilluara deri më tani, nuk kanë sjellur rezultate.

Gjashtë fuqitë botërore, po bëjnë përpjekje që të arrijnë një marrëveshje, e cila siguron se Irani nuk do të zhvillojë armë bërthamore.

Marrëveshja po ashtu do të lehtësonte sanksionet e Perëndimit kundër Teheranit, kryeqytetit të Iranit.

XS
SM
MD
LG