Ndërlidhjet

logo-print

Rohani: Ju që ndihmuat ekstremizmin, pranoni dhe kërkoni falje


Presidenti iranian, Hassan Rohani, gjatë fjalimit të tij në KS të OKB-së.

Presidenti iranian, Hassan Rohani, gjatë fjalimit të tij në KS të OKB-së.

Në fjalimin e tij, para Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, në Nju Jork, presidenti i Iranit, Hassan Rohani, ka akuzuar ‘disa shtete’, që sipas tij kanë ndihmuar të krijojnë ekstremizmin, dhe të njëjtat shtete tani po ‘dështojnë që t’i bëjnë ballë atij eksktremizmi’.

Kurse disa agjenci të inteligjencës, kanë vënë brisk në duart e njerëzve të çmendur, ka akuzuar Rohani.

“Të gjithë ju që keni pasur gisht në themelimin dhe mbështetjen e grupeve të tilla terroriste, duhet të pranoni dhe të kërkoni falje”, ka shtuar presidenti iranian.

Më tej, presidenti, Rohani ka thënë se “demokracia nuk mund të vendoset nga jashtë’.

Akuzat e tij vazhdojnë, duke thënë se ‘shtetet perëndimore po bëjnë një gabim shumë të madh në raport me rajonin’.

XS
SM
MD
LG