Ndërlidhjet

Maduro: Kërkohet transformim i OKB-së


Nicolas Maduro

Nicolas Maduro

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, ka kërkuar transformim të Kombeve të Bashkuara , gjatë fjalimit të tij të mbrëmshëm në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Gjatë fjalimit të tij, presidenti socialist Maduro, tha se Kombet e Bashkuara duhet të kalojnë nëpër transformim të thellë dhe ta pranojnë se bota është tash shumëpolare, e definuar nga aleancat rajonale.

Bashkëpunimi ndërmjet vendeve të Amerikës Latine ka bërë që vitin e ardhshëm Venezuela do të jetë anëtare e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Zoti Maduro tha se Këshilli i Sigurimit i OKB-së, veçanërisht duhet të ndryshoj menjëherë, për të siguruar reflektimin e botës moderne, në të cilën secili rajon e ka zërin dhe ambicjen e vet.

XS
SM
MD
LG