Ndërlidhjet

Irak: U zbulua komploti për sulm kundër Parisit dhe SHBA-ve


Ilustrim i sulmeve ajrore amerikan në Irak dhe Siri
Ilustrim i sulmeve ajrore amerikan në Irak dhe Siri

Kryeministri i Irakut, Haidar al-Abadi, tha se një operacion i inteligjencës në vendin e tij e ka zbuluar një plan për sulm të menjëhershëm në sistemet e metrosë në Paris dhe në Shtetet e Bashkuara.

Duke folur në margjina të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, zoti al-Abadi tha se ai ishte informuar për këtë komplot gjatë ditës së sotme.

Sipas tij, ky ishte komplot i militantëve të grupit ekstremist, Shteti Islamik në Irak.

Aktualisht kundër caqeve të grupit militant, Shteti Islamik, në Irak dhe Siri, po ndërmerren sulme ajrore nga koalicioni ndërkombëtar i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.

XS
SM
MD
LG