Ndërlidhjet

OKB: Marrëveshja për tregtinë e armatimit fuqizohet në dhjetor


Selia e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork

Selia e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork

Marrëveshja madhore, që e rregullon tregun e armatimit global në vlerë prej shumë miliarda dollarësh, do të hyjë në fuqi më 24 dhjetor.

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, tha sot se tash më se 50 vende e kanë ratifikuar këtë marrëveshje.

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, me 193 anëtarë, këtë marrëveshje e ka miratuar në prill të vitit 2013, por për të hyrë në fuqi është dashur të ratifikohet nga 50 vende nënshkruese.

Me këtë marrëveshje synohet krijimi i standardeve për të gjitha transferet kufitare të armatimit konvencional, duke filluar prej armëve të vogla të zjarrit, e deri te helikopterët ofensivë.

Ajo krijon kërkesa obliguese për shtetet që t’i rishqyrtojnë kontratat për të siguruar se armatimet nuk do të përdoren për abuzime të të drejtave të njeriut, terrorizëm, shkelje të së drejtës humanitare, të krimit të organizuar, e të tjera.

XS
SM
MD
LG