Ndërlidhjet

Daçiq: Prania e NATO-s, e rëndësishme për sigurinë në Kosovë


Ivica Daçiq
Ivica Daçiq

Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka vlerësuar se prania e forcave të NATO-s është e rëndësisë madhore për stabilitetin dhe sigurinë në Kosovë.

Këto komente ai i ka bërë në bisedën e mbrëmshme me zëvendës-sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Alexander Werbshow, në margjina të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, ka njoftuar Ministria e jashtme e Serbisë.

Mëtutje, zoti Daçiq është shprehur pozitivisht për komunikimin e përgjithshëm të mirë të Serbisë me NATO-n dhe për bashkëpunimin në kuadër të Partneritetit për paqe.

XS
SM
MD
LG