Ndërlidhjet

Britani: Cameron kërkon miratim për sulme kundër IS-it


David Cameron

David Cameron

Kryeministri britanik, David Cameron, pritet të kërkoj sot miratim parlamentar për sulme kundër grupit militant, Shteti Islamik.

Cameron e ka thirrë një seancë parlamentare për të kërkuar që Britania tu bashkohet Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj, për sulme kundër grupit militant.

Zoti Cameron ishte hezitues për të kërkuar miratim nga parlamenti për këtë fushatë, pasi anëtarët e parlamentit, vitin e kaluar, e hodhën poshtë kërkesën për sulme ajrore kundër forcave të qeverisë së Sirisë.

Por, kësaj radhe, partitë nga i gjithë spektri politik britanik, kanë paralajmëruar se do ta mbështesin kryeministrin për sulme kundër militantëve të Shtetit Islamik.

Vrasja me prerje koke e dy gazetarëve amerikanë dhe e një punëtori humanitar britanik, nga një militant me theks britanik, e ka krijuar opinionin kundër Shtetit Islamik, që i ka nën kontroll territore të gjëra në Siri dhe Irak.

Britania thotë se afro 500 shtetas të saj kanë shkuar të luftojnë në Siri dhe pjesën veriore të Irakut, duke i shtuar shqetësimet se disa prej tyre mund të kthehen dhe të kryejnë sulme terroriste në Mretërinë e Bashkuar.

XS
SM
MD
LG