Ndërlidhjet

SHBA: U identifikua militanti në video


James Comey

James Comey

Shtetet e Bashkuara thonë se besojnë se e kanë identifikuar militantin e maskuar në videot, ku shihet vrasja me heqje koke e dy gazetarëve amerikanë dhe e një punëtori humanitar britanik.

Drejtori i agjencisë FBI, James Comey, u tha mbrëmë gazetarëve se ai nuk do ta zbuloj emrin e as kombësinë e këtij njeriu.

Në tri videot e publikuara, militanti i grupit Shteti Islamik fliste anglisht me theks britanik.

Ai e mbante një thikë të gjatë dhe duket se e fillon prerjen e kokës së reporterëve amerikanë, James Foley dhe Steven Sottloff, dhe të punëtorit humanitar britanik, David Haines.

Shefi i agjencisë FBI, James Comey, tha se mendohet se një duzinë amerikanësh aktualisht po luftojnë për grupet islamike në Siri.

Sipas tij, më se 100 amerikanë ose kanë provuar të shkojnë në Siri, ose janë arrestuar ose kanë pasur sukses, ose kanë shkuar dhe janë kthyer.

James Comey tha se amerikanët që janë kthyer pasi kanë luftuar për grupet ekstremiste, janë ose nën hetime, nën vëzhgim ose tashmë janë arrestuar.

XS
SM
MD
LG