Ndërlidhjet

Atifete Jahjaga në pritjen e presidentit Obama


Presidenti Barack Obama me bashkëshorten e tij Michelle dhe presidenten e Kosovës Atifete Jahjaga (në mes)

Presidenti Barack Obama me bashkëshorten e tij Michelle dhe presidenten e Kosovës Atifete Jahjaga (në mes)

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka marrrë pjesë në pritjen tradicionale te presidentit amerikan, Barack Obama, për liderët e shteteve pjesëmarrëse në sesionin e rregullt vjetor të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ka njoftuar faqja në Internet e presidencës së Kosovës.

Më herët, presidentja Jahjaga është takuar edhe me presidentin e Sllovakisë, Andrej Kiska, të cilin e njoftoi për progresin që Kosova e ka arritur pas pavarësisë.

Ajo kërkoi nga presidenti Kiska që Sllovakia ta njohë shtetësinë e Kosovës.

Zyrtari i lartë i Sllovakisë theksoi se vendi i tij është i përkushtuar për mbështetjen e integrimit evropian të rajonit të Ballkanit Peërndimor.

XS
SM
MD
LG