Ndërlidhjet

G7 e mirëpret marrëveshjen për armëpushim në Ukrainë


Flamujt e shtatë vendeve të Grupit G7 dhe ai i Bashkimit Evropian

Flamujt e shtatë vendeve të Grupit G7 dhe ai i Bashkimit Evropian

Grupi i shtatë vendeve më të industrializuara në votë (G7) e ka mirëpritur Marrëveshjen e Minskut me të cilën është arritur marrëveshja për armëpushim në Ukrainë si një “mundësi e rëndësishme” për gjetjen e zgjidhjes plitike të këtij konflikti.

Në deklaratën e mbrëmshme, vendet anëtare të këtij grupi, Britania, Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia dhe Shtetet e Bashkuara, i kanë dënuar shkeljet e armëpushimit të arritur më 5 shtator dhe i kanë bërë thirrje Rusisë për tërheqjen e forcave të veta, armatimin dhe pajisjet prej pjesës lindore të Ukrainës.

Grupi G7 e ka lavdëruarr Ukrainën për kalimin e legjislacionit për amnisti dhe “status special” për pjesët lindore të këtij vendi, dhe e ka mirëpritur ratifikimin e marrëveshjes për tregti të lirë me Bashkimin Evropian, disa parime të së cilës janë shtyrë deri në vitin 2015.

Vendet anëtare të G7-tës thanë se do t’i tërheqin sanksionet kundër Rusisë, kur ajo t’i plotësoj përkushtimet e saj sipas Marrëveshjes së Minskut dhe armëpushimit.

XS
SM
MD
LG