Ndërlidhjet

logo-print

Sulme të reja ajrore kundër pozicioneve të IS-it


Aeroplanët luftarakë amerikanë F-18E

Aeroplanët luftarakë amerikanë F-18E

Observatori sirian për të drejtat e njeriut me seli në Londër, thotë se sulmet gjatë natës së kaluar nga koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, i kanë goditur bazat e grupit militant Shteti Islamik dhe kapacitetet e naftës në dy provinca në Siri, që janë nën kontrollin e këtij grupi militant.

Ky grup monitorues ka raportuar për sulme të reja në rajonin lindor Deir Ezzor dhe atë verilindor Hasakeh, që po ashtu, ishin sulmuar një natë më parë.

Ky observator tha se një qendër komanduese e grupit militant Shteti Islamik, në periferi të qytetit al-Mayadin, është marrë në shënjestër në sulmet ajrore sot herët në mëngjes.

Por, nuk është dhënë ndonjë informacion për viktimat eventuale nga këto sulme.

Kjo ishte nata e katërt e bombardimeve nga ana e koalicionit.

Observatori sirian për të drejtat e njeriut thotë se nga sulmet ajrore deri tash janë vrarë së paku 140 militantë dhe 13 civilë.

XS
SM
MD
LG