Ndërlidhjet

NATO pret nënshkrimin e marrëveshjes me Afganistanin


Anders Fogh Rasmussen

Anders Fogh Rasmussen

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, tha se pret që marrrëveshja për siguri ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s me Afganistanin, do të nënshkruhet nga liderët e rinjë afganë “gjatë disa ditëve të ardhshme”.

Mëtutje, zoti Rasmussen i tha Radios Evropa e Lirë, programi për Afganistanin, se të dy liderët e ardhshëm afganë, Ashraf Ghani dhe Abdullah Abdullah, që pritet ta fillojnë punën në postin e presidentit dhe kryeministrit, kanë shprehur përkushtim për nënshkrimin e marrëveshjes.

Presidenti në largim i Afganistanit, Hamid Karzai, kishte refuzuar ta nënshkruaj këtë marrëveshje.

XS
SM
MD
LG