Ndërlidhjet

Britani: Arrestohen dy islamistë të dyshuar


Pamje e një pjese të Londrës
Pamje e një pjese të Londrës

Policia britanike i ka arrestuar dy vetë të dyshuar për lidhje me kryengritjen militante islamike, në kuadër të një operacioni që është në zhvillim e sipër.

Të dy personat, emrat e të cilëve nuk janë publikuar, janë arrestuar sot herët në mëngjes nga oficerët antiterror.

Gjatë operacionit, që po zgjatë tash e dy ditë, janë arrestuar 11 vetë.

Policia tha se të arrestuarit e fundit janë të dyshuar për anëtarësim në organizata joligjore dhe për ndihmë në aktivitet kriminal.

Në Britani është shtuar alarmi ndaj kërcënimit terrorist ndërkombëtar, muajin e kaluar, që nënkupton se ka gjasë të mëdha që të ndodhin sulme.

Policia e Londrës tha se arrestimet ishin pjesë e një operacioni “të ndërlidhur me terrorizëm islamik” dhe se nuk janë bërë për shkak të ndonjë kërcënimi të menjëhershëm për publikun.

XS
SM
MD
LG