Ndërlidhjet

BE: Dënohet moslejimi i hyrjes së deputetes në Rusi


Maja Kocijançiq

Maja Kocijançiq

Bashkimi Evropian sot ka protestuar kundër moslejimit të anëtares së Parlamentit Evropian, Rebecca Harms, që të hyjë në Rusi, duke e shpallur atë person të padëshiruar.

Maja Kocijançiq, zëdhënëse e përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton, i tha Radios Evroa e Lirë se dënohet veprimi i djeshëm i zyrtarëve të aeroportit moskovit, Sheremetyevo, që të mos i lejohet hyrja zonjës Harms.

Ajo ishte duke shkuar për të vëzhguar në procesin gjyqësor kundër pilotes ukrainase, Nadiya Savchenko.

“Mbajtja e vazhdueshme e saj në burg është çështje e shqetësimit për Bashkimin Evropian”, tha Kocijançiq, dhe ka shtuar se “kjo është mungesë e transparencës nga autoritetet e Rusisë”.

Sipas saj, “kjo është për keqardhje dhe shkon kundër frymës së Marrëveshjes së lehtësimit të vizave, që vlenë ndërmjet BE-së dhe Rusisë”.

Seanca gjyqësore kundër Nadiya Savchenko është shtyrë për 13 tetor.

XS
SM
MD
LG