Ndërlidhjet

K. Veriore: Televizioni raporton për shëndetin e dobët të liderit


Kim Jong Un
Kim Jong Un

Mediat shtetërore të Koresë Veriore për të parën herë kanë raportuar se lideri i këtij vendi ka probleme shëndetësore.

Televizioni shtetëror tha në një program të xhiruar se lideri, Kim Jong Un, po vuan nga një “siklet”.

Mëtutje në raport është thënë se “shëndeti dhe prosperiteti i socializmit tonë është arritur duke iu falënderuar përpjekjeve të kujdesshme të marshallit tonë, i cili e mbanë dritën në rrugën e popullit, sikur lëvizja e flakës, përkundër se vuan nga sikleti”.

Lideri Kim, 31 vjeçar, nuk është fotografuar nga mediat shtetërore, prej se është paraqitur në një koncert me gruan e tij, më 3 shtator, duke i nxitur spekulimet se po ballafaqohet me shëndet të dobët.

Ai nuk ishte i pranishëm as në mbledhjen e djeshme të Parlamentit të Koresë Veriore.

XS
SM
MD
LG