Ndërlidhjet

Facebook, Gmail dhe Twitter të regjistrohen në Rusi


Ilustrim

Ilustrim

Regullatori i mediave në Rusi, Roskomnadzor, zyrtarisht ka kërkuar që Facebook, Gmail dhe Twitter, të regjistrohen në Rusi si “organizues të shpërndarjes informative”.

Raportet e mediave në Rusi e kanë cituar personin, Maksim Ksenzov, njëri nga udhëheqësit e rregullatorit, se i ka thënë së përditshmes moskovite, Izvestia, se kjo kërkesë është bërë në harmoni me ligjin e ri për kompanitë në Internet dhe për blogerët.

Në muajin korrik, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e ka nënshkruar legjislacionin, sipas të cilit shërbimet postale elektronike dhe rrjetet sociale duhet t’i vendosin të dhënat për shfrytëzuesit rusë vetëm në serverët në Rusi, deri në shtator të vitit 2016.

XS
SM
MD
LG