Ndërlidhjet

Në Siri, vriten 140 xhihadistë dhe 13 civilë


Militantë të IS, në Siri

Militantë të IS, në Siri

Prej se kanë nisur, sulmet ajrore në Siri, nga koalicioni i shteteve ndërkombëtare të udhëhequra nga SHBA, në këtë vend thuhet se janë vrarë rreth 140 xhihadistë dhe 13 civilë.

Para disa ditësh, SHBA ka filluar sulmet ajrore edhe në Siri, derisa më herët ka sulmuar vetëm Irakun.

Në sulmet ajrore në Siri, vazhdojnë të mos jenë të përfshirë edhe disa vende Evropiane, por ato tani po e shqyrtojnë edhe këtë çështje.

Britania e Madhe, sot ka ftuar parlamentin për të biseduar rreth përfshirjës së forcave të tyre edhe në Siri, derisa ato veç janë të përfshira në Irak.

Para parlamentit, kryeminstri britanik, David Cameron, ka thënë se ‘lufta me militantët e Shtetit Islamik në Siri e Irak, nuk do të zgjasë me ditë, apo muaj, por ajo mund të zgjasë me vite”.

Ai ka shtuar se ajo që shteti i tij, dhe aleatët e tjerë mund të bëjnë në këtë drejtim, është vetëm përfshirja në sulme ajrore kundër tyre.

“Trupa këmbësoro do të ketë po ashtu, por ata nuk do të jenë të Britanisë, ata do të jenë irak, sirian, ata që duan t’i luftojnë milintatët e IS në vendin e tyre, dhe ne do t’i ndihmojmë me mjete nga më të nëdryshmet’, ka thënë ai.

Zyrtarët perëndimorë, disa herë kanë përsëritëur se nuk do të dërgojnë trupa brenda Irakut edhe Sirisë, por vetëm do të bëjnë sulme ajrore, të njëjtën kohë do të ndëihmojnë forcat, qytetarët, që janë kundër militantëve, duke i ushtruar dhe pajisur me pajisje luftarake.

XS
SM
MD
LG