Ndërlidhjet

Serbia, lejon paradën e homoseksualëve


Në një mur në Beograd, shkruhet 'Ndaloni Paradën'

Në një mur në Beograd, shkruhet 'Ndaloni Paradën'

Autoritetet në Serbi, kanë njoftuar se ata kanë lejuar që të mbahet një paradë e homoseksulëve. Ky është organizimi i parë, prej se është mbajtur i fundit në vitin 2010.

Ministri i Brendshëm, Nebojsa Stefanovic, ka thënë sot se autoritetet e vendit e kanë lejuar mbajtjen e këtij evenimenti, që do të mbahet më 28 shtator, në Beograd.

Por ai ka shtuar, se nëse shteti e sheh ndonjë rrezik që mund të vijë nga ky organizim, mund ta anulojë atë.

Në vitin 2010, Serbia pati ndaluar paradën homoseksualëve, pasi që situata pati eskaluar, ku disa protestues kanë sulmuar, pjesëmarrësit e paradës.

Prej atëherë, Beogradi zyrtar, nuk ka lejuar organizime të tilla.

Por, tani Serbia po balalfaqohet me presionin e shteteve Evropiane, të cilat i kanë thënë asaj, se një paradë e tillë, është test për këtë vend, i cili tregon nëse vendi i respekton të drejtat e secilit.

Serbia ka nisur negociatat, për anëtarësim në BE.

Homofobia është shumë e përhapur në Serbi, dhe ajo mbështetet fuqishëm nga kisha, por edhe liderët e disa partive.

Menjëherë pas paralajmërimit të kësaj parade, ka reaguar, dhe dënuar organizimin, kreu i Kishës Ortodokse Serbe, Patriarch Irinej.

Ndërksa nëpër qytetin e Beogradit, kanë nisur të paraqiten pllakata të ndryshme, që e kundërshtojnë këtë paradë.

XS
SM
MD
LG