Ndërlidhjet

Presidentja e Lituanisë, dënon përfshirjen ruse në Ukrainë


Presidentja e Lituanisë, Dalia Grybauskaite
Presidentja e Lituanisë, Dalia Grybauskaite

Duke iu adresuar, Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, Presidentja e Lituanisë, Dalia Grybauskaite, ka dënuar agresionin rus në Ukrainën lindore.

Të premtën, Grybauskaite, ka kërkuar nga komuniteti ndërkombëtar, që të mbrojnë sovranitetin e Ukrainës.

Në një intervistë dhënë për gazetën ‘Uashington Post’, një ditë më parë me 25 shtator, Grybauskaite, ka thënë se Rusia po vepron sikur një ‘terrorist’ në Ukrainë.

Ndër tjerash, ajo ka kritikuar edhe Perëndimin, se nuk ka vepruar si duhej karshi Rusisë në Ukrainë, dhe militantëve të Shtetit Islamik, në Siri dhe Irak.

Aneksimi i Krimesë së Ukrainës, nga ana e Rusisë, në muajin mars, ka bërë që të reagojnë ashpër, zyrtarët e Lituanisë, Latvisë dhe Estonisë.

Të tre ish-republikat sovjetike kanë fituar pavarësinë në vitin 1991 dhe iu janë bashkuar NATO-s dhe Bashkimit Evropian në vitin 2004.

XS
SM
MD
LG