Ndërlidhjet

Jemeni në krizë – SHBA kërkon largimin e shtetasve të saj


Presidenti Jemenit, Abd-Rabbu Mansour Hadi
Presidenti Jemenit, Abd-Rabbu Mansour Hadi

Shtetet e Bashkuara të Amerikë (SHBA), kanë kërkuar nga qytetarët e saj, që jetojnë në shtetin arab Jemen, që të largohen nga aty, si dhe kanë paralajmëruar se do të zvogëlojnë stafin e saj zyrtarë në ambasadën e tyre atje.

Kjo për shkak të trazirave politike në Jemen dhe frikës së një përshkallëzimi të mundshëm ushtarak.

Presidenti i Jemenit, Abd-Rabbu Mansour Hadi, ka thënë se ky vend mund të ballafaqohet me luftë civile, pasi që rebelët Houthi kanë pushtuar kryeqytetin Sanaa, duke i mbytur mbi 100 njerëz.

Departamenti amerikan i Shtetit ka këshilluar, shtetasit amerikanë, për nivelin e rrezikut që po kanoset atje, nga aktivitetet terroriste dhe trazirave civile.

Të mërkurën, Departamenti amerikan, ka urdhëruar reduktimin e numrit të personelit të qeverisë amerikane në ambasadën e tyre në Jemen.

“Ambasada e SHBA-së, do të vazhdojë me operacionet e saj në Jemen, por reduktimi i stafit ka ardhur për shkak të rrezikut për përshkallëzim të situatës’, thuhet në një njoftim të Departametnit amerikan.

Uashingtoni pati pezulluar aktivitetet e saj në ambasadën në Jemen, në maj, për shkak sulmeve të Al-Kaidës.

Në Jemen ka rrezik të përshkallësimit të situatës, pasi që rebelët e quajtur Houthi, janë kundër një aleance sunite islamike. Houthis , thonë se ata përfaqësojnë Zejdij myslimanë shiitë, që sipas tyre janë rreth 30 për qind nga 25 milionë banorë që ka Jemeni.

XS
SM
MD
LG