Ndërlidhjet

Britania i tha ‘Po’ luftës kundër IS në Irak


Kryeministri britanik, David Cameron, sot në Londër, para Parlamentit të Britanisë së Madhe.

Ligjvënësit britanik, i thanë ‘Po’ përfshirjës së forcave ajrore në sulme kundër militantëve të Shtetit Islamik (IS) në Irak.

Pas 7 orësh, debati, që u zhvillua të premtën në Parlamentin e Britanisë së Madhe, ligjvënësit me shumicë votash, aprovuan pjesëmarrjen e forcave ajrore britanike, kundër militantëve të IS, në Irak.

Sapo kishte filluar debati mbi këtë këtë çështje, kryeministri britanik, David Cameron, u ka thënë të pranishmëve, se grupet e IS, po bëjnë ‘brutalitet tronditës’.

Ai po ashtu ka paralajmëruar se lufta ndaj tyre mund të zgjasë me vite.

Po këtë ditë, më 26 shtator edhe Danimarka dhe Belgjika, i janë bashkuar fushatës së udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të luftuar IS në Irak.

XS
SM
MD
LG