Ndërlidhjet

Myslimanët në Francë, dënuan vrasjen e turistit


Tubimi i myslimanëve në Paris, të premtën
Tubimi i myslimanëve në Paris, të premtën

Qindra myslimanë, janë mbledhur të premtën, para xhamisë kryesore në Paris, për të dënuar prerjen e kokës së turistit francez, Herve Gourdel, nga militantët e Algjerisë, të cilët e bënë një gjë të tillë, si përgjigjje ndaj sulmeve të këtij venedi kundër Shtetit Islamik.

Franca, ka 5 milion banorë me përkatësi myslimane, me më të lartën në Evropë. Disa nga të pranishmit në këtë tubim, thanë se ky komunitet nuk e ka dënuar si duhet, vrasjen e turistit Gourdel, i cili u vra gjatë kësaj jave.

“Ai ishte viktimë e një vrasje frikacake’, ka thënë, Dalil Boubakeur, udhëheqës i Xhamisë më të madhe në Paaris, duke iu drejtuar qindra myslimanëve të pranishëm aty.

"Islami kërkon respekt...Kurani na thotë se nëse e vret një njeri, e ke vra gjithë njerëzimin’, ka thënë ai.

Në një video të lëshuar nga militantët, të mërkurën, paraqitet koka e prerë e 55 vjeçarit, turistit Gourdel. Video nuk i tregon momente e prerjës së kokës, por vetëm kokën e tij të këputur duke e mbajtur militantët para kamerës.

Franca, ishte shteti i parë perëndimor, që i është bashkuar, koalicionit të udhëhequr nga SHBA, për të sulmuar, militantët e Shtetit Islamik në Irak.

Turma e myslimanëve, para xhamisë, të premtën në Paris, përbëhej, kryesisht nga francezët, me origjinë të Afrikës veriore, shumica prej tyre në moshë të mesme.

XS
SM
MD
LG