Ndërlidhjet

logo-print

Vatikani akuzon OKB-në


Sheshi St. Peter, në Vatikan

Sheshi St. Peter, në Vatikan

Vatikani, ka akuzuar një komision për të drejtat e njeriut të Kombeve të Bashkuara OKB, se po krijon konfuzion, duke shkelur normat e veta dhe lirinë e fesë së kishës, me një raport të diskutueshëm, që flet për të dhënat e Selisë së Shenjtë për abuzim seksual të fëmijëve.

Të premtën, Vatikani ka lëshuar një deklaratë zyrtare, lidhur me një raport që komisioni për të drejtat e njeriut të OKB-së, e ka plasuar, që flet për të drejtat e fëmijëve, ku mes tjerash akuzon Vatikanin, që po ‘rri i heshtur’ dhe kjo po i mundëson priftërinjëve që të abuzojnë seksualisht me fëmijët, tash e sa dekada.

Ky komitet, monitoron zbatimin e traktatit të OKB-së, të të drejtave të fëmijëve. Selia e Shenjtë është detyruar që të dëshmojë, para tij, si nënshkrues i traktatit.

Në përgjigjen e saj, Vatikani këmbëngul, se ai është përgjegjës vetëm për zbatimin e traktatit, brenda qytetit të vogël të shtetit të Vatikanit.

XS
SM
MD
LG