Ndërlidhjet

Mbi 6.200 të infektuar me Ebola, prej tyre gjysma kanë vdekur


Ilustrim

Ilustrim

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, ka thënë se në një botë të ndërlidhur, shpërthimet e viruseve vdekjeprurëse si Ebola, mund të prekin çdo komb.

Obama mbajti një fjalim para 40 shteteve, të cilët po marrin pjesë në një samit shëndetësor global në Shtëpi të Bardhë.

Presidenti, tha se derisa SHBA, është duke i shikuar të gjitha mundësitë për të gjetur një përgjigjje të shpërthimit të Ebolës në Afrikën Perëndimore, ky virus duhet të jetë një përparësi globale.

Obama ka njoftuar javëne kaluar se SHBA ka dërguar 3.000 personel ushtarak në Afrikën Perëndimore për të ndihmuar me virusin.

Më shumë se 6,200 njerëz janë infektuar me Ebolën, gjysma e të cilëve ka vdekur.

XS
SM
MD
LG