Ndërlidhjet

Presidenti Irakut alarmon: IS do të kapërcej shtete dhe kontinente


Presidenti Irakut, Fuad Masum

Presidenti Irakut, Fuad Masum

Në fjalimin e tij, para Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, Presidenti i Irakut, Fuad Masum, ka falënderuar koalicionin ndërkombëtar të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që po ndihmojnë vendin e tij, për t’i luftuar militantët e Shtetit Islamik.

Të premtën, me 26 shtator, Masum, ka kërkuar para të pranishmëve që edhe shtetet tjera që ende nuk iu kanë bashkuar këtij koalicioni ta bëjnë një gjë të tillë.

Ai i ka paraqitur militantët e IS, aq të rrezikshëm, të cilat tani kontrollojnë pjesët më të mëdha të Irakut verior dhe perëndimor, duke thënë se ‘IS, do të kapërcejë shtete dhe kontinente’.

Të premtën, shtetet tjera që iu bashkuan koalicionit për të luftuar IS, me sulme ajrore, janë Britania e Madhe, Belgjika dhe Danimarka.

XS
SM
MD
LG