Ndërlidhjet

Dempsey: Duhen forca tokësore në Siri


Gjenerali Martin Dempsey
Gjenerali Martin Dempsey

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë amerikane, gjenerali Martin Dempsey, ka thënë se sulmet ajrore kundër militantëve të Shtetit Islamik në Siri, kanë shkaktuar dëme në komandën e grupit, si dhe në aftësitë e tij të kontrollit dhe logjistikës.

Megjithatë, Dempsey ka thënë se rreth 15,000 trupa tokësore do të jenë të nevojshme në Siri.

Ai ka theksuar se kjo forcë do të duhej të nxirrej nga opozita e moderuar siriane.

Koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara kundër Shtetit Islamik është zgjeruar të premten me Britaninë, Belgjikën dhe Danimarkën, të cilat kanë miratuar planet për t’iu bashkuar sulmeve ajrore në Irak.

Rreth 40 vende, përfshirë disa nga Lindja e Mesme, janë përfshirë në këtë koalicion.

XS
SM
MD
LG