Ndërlidhjet

Zjarri anulon mijëra fluturime në SHBA


Ilustrim

Ilustrim

Një zjarr në qendrën e kontrollit të trafikut ajror në Çikago ka bërë që rreth 1,700 fluturime të anulohen.

Zjarri, që dyshohet se është vënë nga një i punësuar, ka prekur dy aeroportet më të mëdha të Çikagos dhe ka pasur efekt në gjithë Shtetet e Bashkuara, pasi njëri nga këto aeroporte - O'Hare International - është qendër e madhe për fluturime transkontinentale.

Zyrtarët nga Administrata e Aviacionit Federal të SHBA-së kanë thënë se do të duhen ditë para se dëmi të sanohet dhe qendra të nisë operacionet e plota.

XS
SM
MD
LG