Ndërlidhjet

logo-print

Clintonët bëhen gjyshër të një mbese


Bill dhe Hillary Clinton

Bill dhe Hillary Clinton

Chelsea Clinton, vajza e ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara, Bill Clinton, dhe ish-sekretares, Hillary Clinton, ka lindur një vajzë.

“Marc dhe unë jemi plot dashuri dhe mirënjohje derisa festojmë lindjen e vajzës sonë, Charlotte Clinton Mezvinsky”, ka shkruar Chelsea në Twitter.

Ajo është martuar me Marc Mezvinsky në vitin 2010, ndërsa shtatzaninë e ka publikuar në prill të këtij viti.

Foshnja vjen në kohën kur Hillary Clinton po shqyrton ofertën presidenciale për vitin 2016.

XS
SM
MD
LG