Ndërlidhjet

Sot vendimi për Hosni Mubarakun


Hosni Mubarak

Hosni Mubarak

Drejtësia në Egjipt pritet të shpallë vendimin për rigjykimin e ish-presidentit Hosni Mubarak, nën akuzat për korrupsion dhe vrasje të protestuesve, gjatë kryengritjes së vitit 2011.

Mubarak, 86 vjeç, është në gjyq së bashku me djemtë e tij dhe një ish-ministër të Brendshëm.

Ai është shpallur fajtor për akuzat në vitin 2012 dhe është dënuar me burgim të përjetshëm, por vendimi është anuluar më vonë nga një gjykatë në Kajro, për arsye teknike.

Mubarak ka sunduar Egjiptin për gati 30 vjet para se të përmbysej nga revolta, tre vjet më parë.

Rigjykimi aktual ka nisur në prill të vitit 2013, por është shtyrë disa herë që nga ajo kohë.

XS
SM
MD
LG