Ndërlidhjet

Gjendet dorëshkrimi i Mozartit në Budapest


Wolfgang Amadeus Mozart
Wolfgang Amadeus Mozart

Një dorëshkrim origjinal i kompozitorit Wolfgang Amadeus Mozart është gjetur në një bibliotekë në Budapest.

Balazs Mikusi, udhëheqës i koleksionit muzikor në Bibliotekën Kombëtare të Budapestit, ka gjetur dorëshkrimin katërfaqesh në një cep të errët të bibliotekës muaj më parë dhe ka punuar në verifikimin e vërtetësisë së tij.

Pas konsultimeve me ekspertë, është konstatuar se dorëshkrimi ka të bëjë me sonatën e 11-të të Mozartit, të shkruar në vitin 1783.

Mozarti, i cili ka lindur në Salcburg, nuk dihet se ka vizituar Budapestin dhe mbetet e paqartë se si dorëshkrimi i tij ka arritur në bibliotekën e këtij qyteti.

XS
SM
MD
LG