Ndërlidhjet

Shtyhet shpallja e vendimit për Mubarakun


Hosni Mubarak

Hosni Mubarak

Gjykata në Egjipt ka shtyrë shpalljen e vendimit për rigjykimin e ish-presidentit Hosni Mubarak deri më 29 nëntor.

Gjykatësi kryesues, Mahmud al-Rashedi, ka thënë se vendimi do t’i japë gjykatës më shumë kohë për të shqyrtuar rastin.

Mubarak akuzohet për korrupsion dhe vrasje të protestuesve, gjatë kryengritjes së vitit 2011.

Ai është në gjyq së bashku me djemtë e tij dhe një ish-ministër të Brendshëm.

Në vitin 2012, është shpallur fajtor për akuzat dhe është dënuar me burgim të përjetshëm, por vendimi është anuluar më vonë nga një gjykatë në Kajro, për arsye teknike.

Mubarak ka sunduar Egjiptin për gati 30 vjet para se të përmbysej nga revolta, tre vjet më parë.

Rigjykimi aktual ka nisur në prill të vitit 2013, por është shtyrë disa herë që nga ajo kohë.

XS
SM
MD
LG