Ndërlidhjet

Katalonja shpall referendumin më 9 nëntor


Flamuri i Katalonjës
Flamuri i Katalonjës

Presidenti i rajonit të Katalonjës në Spanjë, Artur Mas, ka nënshkruar dekretin për mbatjen e referendumit për pavarësi më 9 nëntor.

Blloku që mbështet pavarësinë në rajonin verilindor ka marrë hov së fundi, në kohën e vështirësive ekonomike.

Qeveria e Spanjës ka thënë se do ta bllokojë votimin e planifikuar nga Mas, duke apeluar në Gjykatën Kushtetuese.

Këtë muaj, referendum për pavarësi ka mbajtur edhe Skocia, por qytetarët kanë votuar në favor të mbetjes në Mbretërinë e Bashkuar.

XS
SM
MD
LG