Ndërlidhjet

Sulme ajrore në qytetin e rrethuar Kobane


Kobane

Kobane

Luftëtarët e Shtetit Islamik, që kanë rrethuar qytetin Kobane të Sirisë, pranë kufirit me Turqinë, janë goditur nga sulmet ajrore.

Raportet nga zona thonë se shpërthimet janë dëgjuar në orët e mëngjesit të ditës së sotme.

Kobane është e rrethuar për ditë të tëra dhe mbi 140,000 njerëz kanë lënë shtëpitë e tyre, për t’u larguar në Turqi.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, grup monitorues me seli në Britani, ka thënë se së paku 31 sulme janë dëgjuar edhe në provincën Raka, ku Shteti Islamik ka selitë e tij.

Sulmet po ashtu kanë goditur zonat Mibej, Al Hamad dhe Tabka.

Koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara ka nisur sulmet ajrore në Siri javën e kaluar.

XS
SM
MD
LG