Ndërlidhjet

Obama: Amerika, forcë udhëheqëse në botë


Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.

Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka thënë se vendi i tij vazhdon të jetë forca udhëheqëse e stabilizimit në botë.

“Udhëheqja amerikane është e vetmja konstante në një botë të pasigurt. Kjo është dëshmuar këtë javë, kur kemi mobilizuar botën për t’u përballur me sfidat më urgjente. Amerika është duke udhëhequr botën në luftën për degradimin dhe shkatërrimin e Shtetit Islamik”, ka thënë Obama në adresimin e tij javor.

Ai ka thënë se Amerika është duke udhëhequr edhe përpjekjet për të mbledhur botën kundër “agresionit të Rusisë” në Ukrainë.

XS
SM
MD
LG