Ndërlidhjet

logo-print

Spanja sfidon referendumin në Kataloni


Flamuri i Katalonisë

Flamuri i Katalonisë

Qeveria e Spanjës ka thënë se Katalonias nuk do t’i lejohet të mbajë referendumin për pavarësi.

Zëvendëskryeministri Soraya Saenz de Santamaria ka thënë në një konferencë për gazetarë se “askush nuk është mbi vullnetin kombëtar të të gjithë spanjollëve”, duke e cilësuar referendumin si “jokushtetues”.

Ai ka thënë se Qeveria spanjolle do të mbajë një takim urgjent brenda ditësh dhe se do ta sfidojë referendumin në Gjykatën Kushtetuese të Spanjës.

Komentet vijnë pasi presidenti i rajonit të Katalonias në Spanjë, Artur Mas, ka nënshkruar dekretin për mbatjen e referendumit për pavarësi më 9 nëntor.

“Katalonia do që të vendosë për të ardhmen e saj politike në mënyrë paqësore dhe demokratike”, ka thënë Mas.

Blloku që mbështet pavarësinë në rajonin verilindor ka marrë hov së fundi, në kohën e vështirësive ekonomike.

XS
SM
MD
LG